Vogëlushja shqiptare i shpëton mrekullisht aksidentit, prindërit në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku është përfshirë edhe një familje shqiptare. Mediat raportojnë se 6 makina u aksidentuan pas përplasjes nga një kamion.
Në spital përfunduan 5 persona, mes tyre 3 anëtarët e familjes shqiptare. Zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga makina e shkatërruar nënën 22-vjeçare dhe vajzën e saj 2-vjeçare. Vogëlushja marrë disa lëndime të lehta në bark, ndërsa në kokë disa plagë pak më të rënda. Megjithatë ajo po qëndron në vëzhgimin e mjekëve dhe nëse gjendja vazhdon të jetë në këtë mënyrë pritet që shumë shpejt ta lerë spitalin.
Ndërsa prindërit ndodhen në spital në gjendje më të rëndë. Familja shqiptare banonte në zonën e Lombardisë.
Burimi: tvklan.al