Pasojat i vuan ende! Sara Hoxha qenka infektuar me Covid-19 dhe rrëfen eksperiencën e “çmendur” për ndjekësit
Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, ka rrëfyer vetëm pak minuta më parë në Instagram se ka qenë e infektuar me Covid-19.
Gjatë një udhëtimi me një grup shoqëror në jug të Shqipërisë, ajo është infektuar dhe ka treguar të gjithë eksperiencën e saj në një shkrim të gjatë në InstaStory.
Sara rrëfeu se simptomat i ishin shfaqur shpejt dhe për fat të mirë, virusin nuk ia kishte transmetuar bashkëshortit apo fëmijëve.
Pas ditëve të tëra vuajtje, ajo kishte arritur të bëhej mirë, megjithatë ankthi vazhdon të jetë prezent në jetën e saj, ashtu si dhe rënia e flokëve për shkak të virusit.
![]()
Në fakt, i gjithë ky shpjegim pasoi pyetjen e një ndjekësi:
“Është e sigurt të udhëtohet gjatë pandemisë?”
“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok. Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë mirë. Nuk jam eksperte kështuqë bëj kërkimet e tu dhe besoji vetes.”- ka treguar Sara.
![]()