Çfarë mund ta shpëtonte martesën e Kim dhe Kanye? Miliarderja gjen zgjidhjen e duhur

Pas zhurmës së madhe që krijoi në ‘Twitter’, Kanye West duket se po i kthehet normalitetit së bashku me familjen e tij.

Kanye dhe Kim janë nisur në pushime së bashku me fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm pasi kjo ka qenë një ide e Kardashian.

Për 39-vjeçaren kjo ka qenë zgjidhja më e mirë për të rikuperuar problemet me bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit është shumë i lumtur kur kalon kohë me fëmijët. Pas nisjes nga Miami, familja ka zgjedhur të pushojë në Colorado, aty ku mund të ngjiten edhe në male.

Me siguri kjo periudhë do i shërbejë edhe më shumë familjes West-Kardashian për t’i rregulluar gjërat si më parë.

Share With:



186 Views