Çifti përballen me 16 vjet burg pse postuan këtë foto

Një çift iranian janë dënuar me 16 vite burg për shkak të fotove të publikuara në rrjete sociale. Çifti janë shumë të njohur në Instagram, ku Ahmad Moin-Shirazi numëron mbi 600 mijë ndjekës ndërsa Shabnman Shahrokhi mbi 800 mijë.

Gjyakata Revolucionare e Iranit e ka dënuar çiftin me 16 vjet burg të kombinuar dhe 74 fshikullime për shkak se kanë postuar foto ku Shabnman shfaqet pa shami.

Ish-bokseri, Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij Shabnam Shahrokhi iu dha dënimi për “propagandë kundër regjimit”, duke postuar përmbajtje “të turpshme dhe vulgare” dhe “përhapje të korrupsionit moral”.

Moin-Shirazi, sipërmarrës dhe ish-kampion i kikboksit, u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Shahrokhi u dënua me shtatë vjet, 74 fshikullime dhe tre muaj punë pa pagesë.

Pasi e kuptuan që ishin në shënjestër të Gjykatës Revolucionare, çifti i njohur së bashku me dy fëmijët e tyre u larguan nga vendi dhe ndodhen në Turqi.

Ata u informuan për dënimin e gjykatës përmes avokatit të tyre, i cili do të përpiqet të apelojë kundër aktgjykimit.

Share With:
Translate »
5720 Views