Fundjava plot aventura e Arbanës me dy vogëlushët e saj
Një pjesë të mirë të kohës së saj të lirë, moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka treguar se e kalon me familjarët e saj. Së fundmi ajo ka ndarë disa foto me djalin, Joni dhe mbesën Kenza, me të cilët ka vendosur të kalojë një fundjavë aventurash në natyrë.
“Koha e aventurave me këta të dy”, ka shkruar Osmani krah fotove me dy të vegjëlit e saj që me siguri të do të kalojnë një ditë plot energji.
Arbana ka treguar se kujdeset maksimalisht t’ia plotësojë dëshirat vogëlushëve jo vetëm kur vjen puna tek argëtimi, por dhe shijimi i një sërë ushqimesh të shijshme të bëra nga vetë ajo.