Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve para regjistrimit të fëmijëve në shkolla

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet ekspertëve, u ka bërë thirrje të gjithë prindërve të tregojnë kujdes për kryerjen e vaksinave të fëmijëve para regjistrimit të tyre në vitin e ri shkollor.

Ekspertët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje prindërve që fëmijët e tyre të ndjekin programin e vaksinimit, i cili është i detyrueshëm për regjistrimin në institucionet arsimore.

Vaksinat e kalendarit kombëtar që sigurojnë mbrojtje për 12 sëmundje duhen bërë para regjistrimit në shkolla.

Erida Nelaj, specialiste e vaksinimit në Insitutin e Shëndetit Publik, përsëriti edhe një herë me këmbëngulje për prindërit që të mos neglizhojnë vaksinat.

Sigurisht me fillimin e vitit të ri shkollor është shumë i rëndësishëm dokumentimi i vaksinimit. Pasi në të gjitha institucionet arsimore, prindërit duhet të dërgojnë një vërtetim, i cili dëshmon kryerjen e kalendarit sipas dozave përkatëse dhe moshës përkatëse. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, të mos neglizhojnë. Të mos mungojë asnjë vaksinë e kalendarit”,- shprehet Erida Nelaj.

Pavarësisht situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19, mbulimi vaksinal me 3 dozat e para për 6 muajt e parë të 2020 është 97.8% duke treguar për aksesin që ka çdo fëmijë për të kryer vaksinimin falas pavarësisht vendit ku banon apo gjendjes sociale dhe ekonomike.

Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 0-18 ofrohet falas në të gjithë vendin.

Share With:
Translate »
831 Views