Varsja e veçantë që mbante Kate Middelton gjatë angazhimit mbretëror
Dukesha e Kembrixhit pas shumë kohësh, u shfaq sot në publik, për angazhimet e saj mbretërore. Si gjithmonë Kate Middleton shkëlqen me kombinimet e saj, që shpeshherë të marrin mendjen.

Por sot, ndërsa takoi në park disa prindër për të ndihmuar në luftën me Covid-19, Dukesha ishte veshur sportive. Ajo dukej e mrekullueshme, me një palë pantallona rozë M&S dhe bluzën e bardhë.

Këto kombinime të vjeshtës janë mahnitëse dhe vetëm Kate di t’i sjellë në mënyrën më të mirë.

Kate e kaloi izolimin në shtëpinë e saj në Norfolk, Anmer Hall, por tani është përsëri në Londër, në Pallatin Kensington me princin William dhe fëmijët e tyre.
Ajo që na ra ne në sy, ishte varsja me inicialet e vogëlushëve të saj, që ia plotësonte veshjes bukurinë.
George, Charlotte dhe Louis.


