Na shkriu zemrat të gjithëve! Beyonce bën një gjest fisnik ndaj fanses së sëmurë me kancer
Beyonce ka bërë një gjest shumë fisnik ndaj një fanseje të saj, Lyric, që po lufton me kancerin. Familja e vajzës së sëmurë ka treguar përmes një videoje nw Instagram se Beyonce i ka dhuriuar asaj një tufë me lule të bardha.
Mesazhi që artistja i ka drejtuar Lyric, ishn akoma më emocionuese dhe kjo gjë i ka prekur jo pak fansat e saj.
“E dashur, mund të shikoj yjet që këtëj, mund ta ndjej diellin sa herë ti je afër”, kishte shkruar Beyonce në fillim të kartolinës duke cituar fjalët e këngës së saj “Love On Top”.
“U emocionova shumë kur pashë se si teksti i këngës të frymëzoi ty, por jo aq shumë sa më frymëzove ti mua. Mezi po pres që të të takoj një ditë dhe jam shumë e lumtur që je në shtëpi shëndosh e mirë. Zoti të bekoftë, B”, ka shkruar këngëtarja.
Beyonce vendosi t’i bënte këtë gjest, pasi Lyric publikoi në rrjete sociale një video të saj të vjetër duke kënduar në shkollë hitin e artistes “Love On Top”.