“Fëmija u mbyt me mollë” Fqinjët tregojnë një tjetër version për Irenën e akuzuar se mbyti foshnjën 9 muajshe
Irena Kostaki Zeria, 46 vjeçarja e arrestuar se mbyti foshnjën e saj 9 muajshe 25 vite më parë në Greqi është kthyer në shtëpinë e saj ku iu fsheh drejtësisë për gati çerek shekulli edhe pse ishte në kërkim.
Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj gruas, pasi avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë kartelën klinike ku ajo rezulton e diagnostikuar me çrregullim bipolar psikotik.
Ndërkohë fqinjet që i kanë dalë në mbrojtje që në momentin e arrestimit, thonë se gjendja e saj është përkeqësuar pasi është kthyer në banesë.
“Eshtë një grua shumë e mirë”
Por fqinjët e saj në fshatin Miras të Devollit tregojnë një tjetër variant të ngjarjes së rëndë.
Ata thonë se fëmija është mbytur me mollë.
“Ka qenë me kafshatën e mollës në gojë, ka tentuar tia hiqte”
Irena Kostaki Zeria është dënuar me 20 vite burg nga drejtësia greke që e ka gjetur fajtore për mbytjen me dyar të vajzës së saj dhe dy vite më pas është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo.
Por fqinjët e saj në fshatin Miras të Devollit tregojnë një tjetër variant të ngjarjes së rëndë.
Irena Kostaki Zeria, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, 11 nentor, në kuadër të operacionit “Arratia” si bashkëpunim i Interpolit me Policinë e Devollit.