Bashkëshorti e akuzoi se ka braktisur fëmijët, flet gruaja: Manueli më ka dhunuar në sy të vajzës
Më 29 tetor të 2020, Manule Rapushi tregoi në emisionin “Shqipëria Live” historinë e tij lidhur me braktisjen e dy vajzave 4 dhe 5 vjeçe.
Manueli tha se ishte i martuar prej 5 vitesh me bashkëshorten e tij dhe prej një viti janë të divorcuar. Në pamundësi për të mbajtur vajzat Manueli tha se është detyruar t’i dërgonte të miturat në jetimoren e Koracës “Lulet e vogla”.
Herë pas here ai ja hidhte fajin bashkëshortes së tij për papërgjegjshmëri ndaj familjes dhe fëmijëve. Sipas Manuelit bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia pasi i kishte kërkuar kushte më të mira jetese dhe në asnjë moment nuk shprehu që mes tyre mund të kishte pasur konflikte të vazhdueshme.

Ditën e sotme ishte e ftuar vetë gruaja e cila hodhi poshtë të gjitha fjalët e ish-bashkëshortit. Sipas saj, ai e ka dhunuar që pasi ka lindur vajza e tyre e madhe, madje edhe në sy të kësaj të fundit. Madje gruaja u shpreh se problemet dhe grindjet kanë nisur kur Manueli nisi të vidhte në fshat.
Ajo nuk e tregoi fytyrën në emision, pasi u shpreh se i vinte turp nga të tjerët e madhe edhe nga vetja. Gruaja tregoi se ishte fejuar 15 vjeçe me shkuesi.
“Grindjet filluan nga problemi i vjedhjes, pasi Manueli është akuzuar për vjedhje në fshat. E kanë rrahur njerëzit që e kanë gjetur duke vjedhur. Atë natë kur ai ka vjedhur pula, atë natë nuk ka qenë fare, fare në shtëpi. E kanë ndjekur njerëzit e vet që ka në fshat.
Manueli ka ushtruar shumë dhunë ndaj meje. Nuk mbaj mend madje aq shumë më ka rrahur. Kam lajmëruar njerëzit e mi dhe u thosha ejani se Manueli më ka dhunuar. I kam thënë nuses së dajës foli se ai më ka dhunuar. Me policinë nuk kam kontaktuar, nuk e denoncova për hatër të fëmijëve. Më ka gjuajtur me dorë dhe nuk më kanë mbetur shenja. Pasi ka lindur vajza e madhe ai ka nisur të më dhunonte. I thosha “thirri mendjes se kemi fëmijë”. I thosha gjithmonë “dëgjo plakun dhe mua”. Vjehrri e dinte se Manueli më dhunonte dhe i ka thënë që të mos veprojë ashtu, pasi gruaja nuk ka faj”, tregoi ajo.

Gruaja shton se e ka rrahur 3 herë edhe në sy të vajzës së madhe, e cila i ka thënë që të mos e godiste mamanë. Ajo shton se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia pas një debati.
“Ditën kur ika, shkova e takova atë në një lokal dhe më tha po vij. Erdhi vonë, ndenja sa ndjenja me vajzat. I thashë a nuk të vjen turp që loz dhe ke fëmijët e plakun në shtëpi. Më tha merri rrobat e zhduku se “nëna jote të ka mësuar vetëm pilaf. Pastaj ika unë. Vajza e madhe më ndoqi dhe i thashë se më ka rrahur babi jot. I thashë ik se do iki të nëna. Mora rrobat e mia dhe i thashë vajzës ik se nuk kam mundësi dot që të të mbaj mend. Po bëj një vit e gjysmë që nuk i kam parë vajzat. E mendoja për t’i marrë fëmijët, por nuk kam mundësi. Mami është e paralizuar, babai pa punë. Manueli më ka marrë pas dy javësh në telefon e më tha mi kë lënë fëmijët në rrugë. I thashë se i kam lënë në shtëpi, jo në rrugë. Nuk më ka thënë se vajzat janë në jetimore”, rrëfeu gruaja.