Dashuri pa kushte! Mamaja e Luanës na emocionoi me këtë dedikim për moderatoren!

ëna e Luana dhe Marina Vjollcës, Maria, është bërë prej vitesh e njohur në rrjetet sociale, me dedikimet, fotot e komentet që bën me të bijat.

Shpeshherë dy motrat ndajnë video me doza të shumta humori, ku personazhi kryesor është ajo, duke na e treguar fare qartë se pse janë karizmatike dhe të lindura për ekran.

Ditën e sotme Luana ka postuar dy foto nga zyra ku shihet e rrethuar me lule, teksa ka shkruar ” Zyra ime mbushur me lule per suksesin e @shikokushluan & @afterparty_show ???? Ne pune e siper per nje spektakel me 8 te ftuar kete te shtune!”

Mirëpo, gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i nënës së saj Maria e cila i ka shkruar fjalët më të ndjera të mundshme.

Ajo i numëron asaj një sërë epitetesh, teksa Luana i shkruan se ajo është shembulli më i mirë i suksesit.

Maria: Zemra ime ❤, dashuria ,e vogla jone, po drejtoresha shpise aktive mbete gjithmone , vazhdo ashtu si tashma di , vullnet ,pune , perkushtim????????????

Luana: Mama ti je shembulli me i mire i suksesit! Perpiqem sadopak te mbush ate endrren te parealizuar tenden, edhe pse nuk i afrohem talentit tend. Te dua frymezimi im i perjetshem. ????

Kujtojmë se Luana ka treguar në intervista se ishte vetëm 12-muajshe, kur babai i saj u nda nga jeta e si rrjedhojë është rritur duke pasur shembull të jetës nënën e saj, e cila e vetme edukoi dhe rriti katër vajzat, pas vdekjes së të shoqit.

Share With:
Translate »
557 Views