Ministrja Kushi për fëmijët që morën pjesë në protesta: Do t’i identifikojmë nëpër shkolla dhe do t’i trajtojmë me psikolog!

Në protestat e mbajtura ditët e fundit për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga policia, pati përfshirje edhe të të miturve. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e quan shqetësues këtë fenomen, ndërsa deklaroi se pasi të qetësohet situata do të punohet për identifikimin e tyre në shkolla dhe gjimnaze për t’i trajtuar me sektorin psiko-social.

“Po t’i referohemi ligjit fëmijët nuk duhet të dalin në protestë të pa shoqëruar nga prindërit, që nuk duhet të lejojnë të përdoren për qëllime politike. Edhe kur ndalohen duhet te jenë psikologët pranë, pasi është shumë e vështirë ti trajtosh minorenet. Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, t’i identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazistë. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre. Kur bëjnë krime në moshë kaq të vogël, imagjinoni më vonë. Me shërbimin psiko-social që kemi në shkolla…. të djegësh apo qëllosh me gurë apo të lëndosh efektivët e policisë. Pamjet që pamë në Shkodër, të gjithë fëmijë të vegjël, sa e rëndë është. Një pjesë që i kemi identifikuar janë në klasë të 6-të apo 7-të”, tha ajo për “Abc News”.

Sipas ministres, të rinjtë dhe të miturit janë duke u përdorur politikisht për të ushtruar akte dhune.

Share With:
Translate »
441 Views