3 anëtarë të familjes humbën jetën në rrethana misterioze, kryefamiljari: Mendoj se janë helmuar, nuk kam asnjë…

Para 3-muajsh, një ngjarje e rëndë tronditi Bulqizën ku 3 anëtarët e familjes Tola, humbën jetën në rrethana të paqarta.

Kryefamiljari Ylber Tola kërkon drejtësi nga shteti për humbjen e 3 anëtarëve të familjes ku u gjetën të pajetë brenda në banesë, ndërsa vajza e vogël në gjendje të rëndë.

Ylberi ishte sot në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se ka qenë në Greqi kur e ka marrë vesh ngjarjen e rëndë.  Zoti Tola tregoi se për herë të fundit ka folur me bashkëshorten pikërisht natën kur ka ndodhur ngjarja.

3 anëtarë të familjes humbën jetën në rrethana

Kryefamiljari shtoi se edhe pse kanë kaluar 10 muaj nga ngjarja, akoma nuk është njohur me raportin mjeko – ligjorë. Atij i është thënë vetëm qe shkaku ka qenë soba e druve, ndërsa pohoi se ata nuk e kishin ndezur sobën, pasi në furrë një prej bukëve ishte ende e papjekur.

Mes të tjerash ai i bëri apel shtetit që të zbardhë ngjarjen dhe se të mësohet se nga kanë vdekur familjarët e tyre.

3 anëtarë të familjes humbën jetën në rrethana

“Në polici më thanë se kanë ndërruar jetë nga zjarri, soba me dru. Në ato momente soba ka qenë e fikur, pasi ka qenë një bukë sipër sobës dhe një brenda. Kanë qenë të papjekura. Dje isha në Peshkopi dhe më thanë se duhet të marr në Tiranë një letër. Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga raporti mjeko-ligjor. Në polici vetëm më kanë thënë se kemi dyshime se ka ndodhur nga zjarri, vetëm me fjalë, jo me letër. Unë kam kërkuar për raportin mjeko-ligjor, por më thonë vetëm prit, prit, por kaluan 10 muaj”, tha Tola.

Ndërsa i pyetur se çfarë dyshon, si ka ndodhur ngjarja, ai tha se “nuk e di, pasi nuk ka konflikt me asnjë”. “Unë tani po mendoj se ka ndonjë helmim nga dikush tjetër”, tha ai.

Share With:
Translate »
618 Views