A do të ndërpritet sërish transporti publik në Tiranë? Del vendimi i fundit

A do të ndërpritet sërish transporti publik në Tiranë?

Pavarësisht se ishte lajmëruar, transporti publik nuk do të ndërpritet, të paktën edhe javën e ardhshme dhe në varësi të situatës do të vendoset edhe për ditët në vijim.

Pas 4 muajsh, ka rinisur vetëm 5 ditë më parë punën transporti publik.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve janë konstatuar jo pak probleme që kanë të bëjnë me mos respektimin e protokollit të sigurisë, ku përfshihet distanca dhe mjetet mbrojtëse si maskat apo dorezat nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu nga shërbimet e transportit është konstatuar jo pak herë edhe lejimi i qarkullimit me më shumë se sa është normale nga rregullat mbi parandalimin e Covid-19 të pasagjerëve mbi bordet e autobusëve.

Nga ana tjetër, shoqatat e transportit kanë pasur mosmarrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket çmimit të karburantit dhe akcizës mbi të por edhe mos ulja e taksave që sipas palëve të interesit po i çon kompanitë drejt falimentit.

Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës dha urdhër të prerë ndaj kompanive që operojnë mbi transportin publik në kryeqytet që të nisin punën, në të kundërt do përballeshin me ndëshkime. Ndërsa vendimi për rinisjen e punës erdhi pas një marrëveshje të pjesshme mes Bashkisë dhe Shoqatës së transportit. /

Share With:



170 Views