A duhen vaksinuar fëmijët dhe përfitimet që kanë?

Duhet t’i vaksinoj fëmijët e mi, apo jo?

Vaksinimi i fëmijëve është kthyer në një çështje shumë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve. Shumica e këtyre fëmijëve i marrin këto vaksina si mburojë për disa sëmundje të caktuara. Vaksinimi mund të quhet ndyshe si futja e disa patogjenëve në trupin e individit, që ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit të fëmijës për t’u bërë ballë sëmundjeve. Deri më tani, vaksinimi ka shpëtuar më shumë jetë se çdo trajtim tjetër mjekësor, ose operacione. Por a do të thotë kjo që vaksinimi ka gjithmonë efekte pozitike?

Mbrojtja nga sëmundjet

Gjatë fëmijërisë, fëmijët janë të prirur të preken nga një sërë sëmundjesh. Nëpërmjet vaksinimit, sëmundjet si polio, lia dhe fruthi mund të parandalohen. Vaksinimi ka provuar të jetë i suksesshëm në eliminimin e këtyre sëmundjeve. Por ky proçes është i nevojshëm deri në periudhën kur trupi fillon të prodhojë mekanizmat e vet mbrojtës.

Vaksinimi kursen para

Kujdesi shëndetësor është një çështje e shtrenjtë. Kur sëmundjet pengojnë funksionimin normal të trupit, trajtimet kushtojnë shumë. Për më tepër, ilaçet duhet të merren në mënyrë të përsëritur në rast se sëmundjet ndikojnë në mënyrë të përhershme në trupin e njeriut. Në këto raste mënyra më e mirë për të kursyer para, edhe pse nuk mund të bëni kompromise me shëndetin, është vaksinimi i fëmijëve.

Vaksinimi është i sigurt

Vaksinat testohen nga autoritetet e ushqimit dhe të drogës të çdo vendi. Ato janë të sigurta për përdorim, edhe pse një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se vaksinat mund të shkaktojnë sëmundjen në vend që ta parandalojnë atë. Për më tepër, ato janë me kosto efektive dhe sigurojnë shëndetin e përgjithshëm të fëmijës. Vaksinat janë duke u përmirësuar vazhdimisht për të luftuar sëmundjet e reja që po shfaqen dita ditës. Por nga ana tjetër ka një numër të madh njerëzish që mendojnë të kundërtën nga çka thamë më parë dhe nuk mund të themi që ata gabojnë.

Shanset për prekje nga sëmundjet

Në shumicën e rasteve kur fëmijët vaksinohen nuk merret parasysh historia e tij shëndetësore, apo fakti që fëmija është në mes të një kure. Ky fakt e dëmton trupin e fëmijës dhe në shumicën e rasteve kjo rezulton në sëmundje.

Rëndësia e imunitetit të trupit

Besohet se imuniteti natyror është shumë më i rëndësishëm se vaksinimi artificial. Shpesh kalimi i sëmundjeve të ndyshme e forcon imunitetin e fëmijës. Ku mund të përmendim lin e dhenve. Nënat e fëmijeve që kanë kaluar lin e dhenve deklarojnë që imuniteti i fëmijëve të tyre është forcuar shumë pas kësaj.

Duke krahasuar anët pozitive dhe negative të vaksinimit vëmë re se ka një numër të madh arsyesh pse duhet t’i vaksinoni fëmijët tuaj. Dobitë që vijnë nga ai janë të padiskutueshme, çka e bën atë një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së fëmijës suaj.

/Përshtati: B. Lica – Kids’ Time

Share With:
Translate »
843 Views