Shumë gra u surprizuan nga ky fakt, kjo është mosha ideale për të pasur fëmijë

Mosha ideale për të pasur fëmijë është një temë shumë e gjerë e cila ndyshon në varësi të gruas. Shumë gra e shtyjnë shtazaninë për një numër të madh arsyesh duke filluar që nga fakti që ato nuk janë gati për t’u kujdesur dhe për dikë tjetër veç vetes, vazhdimi i karrierës apo udhëtimet e ndyshme para se të krijojë familjen e saj. Deri më sot është besuar që mosha ideale për të pasur fëmijë është mosha 20-25 vjeçare, por sot këto teori po ndyshojnë dhe po evolojnë. Njerëzit po dëgjojnë diçka ndryshe nga çfarë kanë dëgjuar deri tani.

Në kundërshtim me besimin popullor, një studim i udhëhequr nga Dr. John Miroësky, një sociolog në Universitetin e Teksasit, zbuloi kohën e përkryer që gratë duhet të bëhen me fëmijë, që në fakt është mosha 34 vjeçare. Më poshtë do të lexoni disa fakte që e mbështesin këtë.

Ekspertët thonë që mosha ideale për t’u bërë me fëmijë është mosha 34 dhe 35 vjeçare sepse trupi është më i rezervuar kundrejt sëmundjeve në këtë moshë, kurse në moshën 20 vjeçare disa zona të trupit mund të zhvillojnë sëmundje që sjellin komplikacione gjatë shtatzanisë. Këtu ndikon shumë dhe gjendja psikologjike e nënës. Duhet patjetër që ajo të ndihet gati për këtë hap të madh në jetën e saj dhe të kuptojë që tani janë shumëfishuar përgjegjësitë që ajo ka. /Përshtati: B. Lica – Kids’ Time

Share With:
Translate »
783 Views