A duhet lënë bebja të qajë deri sa ta zërë gjumi?!

Një studim i ri e mbështet idenë se, nuk ka asgjë të keqe për një fëmijë të qajë deri sa ta zërë gjumi. Kjo jo vetëm që nuk është një gabim, por shihet edhe si metoda më efektive dhe që nuk shkakton stres apo probleme të qëndrueshme emocionale te foshnjat.

Studiuesit  në Australi kanë punuar me 43 grupe prindërish të cilët i kanë pasur foshnjat midis moshës 6 dhe 16 muaj. Ankesa e tyre ishte e njëjtë: Fëmijët kishin probleme me gjumin.

Studiuesit u kërkuan prindërve që të largohen nga dhoma brenda një minute  dhe të vënë fëmijët e tyre në shtrat. Në qoftë se ata do të fillonin të qanin, atëherë prindërit duhet të prisnin një farë kohe para se të shkonin te ata.

Tre muaj pas fillimit të studimit, studiuesit provuan se foshnjat që qanin vetë në dhomë kishin gjasa që të flinin gati 15 minuta më shpejt se foshnjat drejt të cilave vraponin prindërit e tyre për t’i ngushëlluar.

Share With:
Translate »
1063 Views