A duhet ta anashkaloni dentistin kur jeni shtatzënë? Ja cilat trajtime janë të ndaluara

Të qenit shtatzënë vjen me shumë ndryshime në stilin e jetës. Ju ndoshta e dini tashmë se duhet të qëndroni larg alkoolit dhe pijeve të tjera gjatë shtatzënisë, të kufizoni kafeinën dhe të shmangni peshkun e papërpunuar.

Por, ka një gjë që nuk duhet të anashkaloni dhe ajo është vizita tek dentisti. Në fakt, gjatë shtatëzanisë është më e rëndësishme tani se kurrë të kontrolloni shëndetin tuaj oral, ja pse.

Mos e anashkaloni dentistin gjatë shtatzënisë!

Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, disa probleme dentare janë më të zakonshme gjatë kohës së shtatzanisë. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që mund të nxisin gingivitin dhe madje të rrisin rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve për shkak të të vjellave të vazhdueshme.

Mos e anashkaloni larjen e dhëmbëve. ADA rekomandon pastrimin e dhëmbëve për dy minuta me një furçë dhëmbësh me qime të buta.

Në fakt, sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënësisë, sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të çojë në lindje të parakohshme, kështu që të siguroheni që po bëni një pastrim të mirë dhe profesional nuk është jetike vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e foshnjës tuaj.

Por, ndërsa rekomandohet shumë të vizitoni dentistin, jo çdo lloj pune dentare rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe për disa trajtime rekomandohet të prisni derisa të jeni jashtë tremujorit të parë.

Tremujori i parë i shtatzënisë është jetik. Sipas What to Expect, foshnja rritet gjatë gjashtë javëve të para dhe madje zhvillon sistemin tretës, shikimin dhe ndjenjën e prekjes. Për shkak të gjithë këtij zhvillimi, mjekët sugjerojnë që gratë shtatzëna të anashkalojnë disa punë te dentisti derisa të jenë të sigurta.

Ndërsa vizita te dentisti juaj rekomandohet shumë gjatë shtatzënisë, ju mund të prisni deri në tremujorin e dytë, nëse është e mundur, përpara se të mbushni një dhëmb ose të vendosni një kurorë dhëmbi, sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënësisë. Çdo lloj pune urgjente dentare, natyrisht, nuk duhet të shtyhet. Kur bëhet fjalë për më shumë trajtime kozmetike, si zbardhja e dhëmbëve, APA rekomandon që të prisni derisa të lindë foshnja.

Sa i përket rrezeve X, nëse nevojiten për një operacion urgjent, mos u shqetësoni: ato janë plotësisht të sigurta gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
27 Views