“Bashkëshorti është gjendur në situatë të vështirë”, Floriana Garo flet për marrëdhënien me vjehrrën

Një nga temat më të diskutuara ka qenë zgjedhja që bëri Floriana në PD, krah liderit historik Sali Berisha dhe zgjedhja që bëri vjehrra e saj, krah ish kryetarit Lulzim Basha. E ftuar në emisionin ‘Fitstation’, Floriana ka treguar se kjo situatë e ka vendosur disi në gjendje të vështirë bashkëshortin e saj, por vetë ajo e ka kuptuar sepse secili ka zgjedhjet e veta.

Floriana Garo: Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më. Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm. Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.

Share With:
Translate »
133 Views