A duhet të përsëritet viti shkollor për nxënësit? Flet ekspertja e Arsimit

Pas sugjerimit më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me rikthimin e nxënësve të arsimit parauniversitar në klasa, Ministria e Arsimit ka vendosur që duke filluar nga kjo javë të gjithë nxënësit nga klasa e 1-12, do të zhvillojnë mësim në mjediset fizike të shkollave.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka theksuar ndërkaq se do të lihet në dorë të shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë: qoftë ai me një, dy apo me shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës.

E ftuar në “Wake Up”, ekspertja e arsimit Sanie Korini theksoi se rihapja e shkollave është një vendim i marrë në kohën e duhur.

“Nuk mendoj se është normale dhe e nevojshme të përsëritet viti, sepse edhe gjatë pandemisë është punuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Mesa jam unë e informuar, mësimi në procesin online e kanë pasur vetëm zonat e kuqe, ato me rrezikshmëri të lartë. Ndërsa në zonat rurale, mësimi ka vazhduar normalisht. Ky vit nuk ka pasur atë boshllëk që pati viti që lamë pas. Neglizhencën e kanë pasur nxënësit me përgatitjen më të ulët”, deklaroi ekspertja Korini.

A duhet të përsëritet viti shkollor për nxënësit?

Share With:
Translate »
119 Views