A duhet t’i mbajnë gjyshërit, fëmijët? Jo, nëse lexoni këtë studim!

Në epokën e teknologjisë moderne, shumë fëmijë kalojnë rreth gjysmën e kohës së tyre duke vizituar gjyshërit duke parë video ose duke luajtur lojëra elektronike.

Gjyshërit dihet se i lënë nipërit e tyre të bëjnë gjëra që prindërit ua ndalojnë, si ngrënia e ëmbëlsirave, gjumi i tepërt, shikimi i tepërt i televizorit.

Një studim i ri nga Universiteti Rutgers dhe studiues të tjerë, më pas, zbuluan se gjyshërit e sotëm po e ruajnë këtë “zakon tradicional”, duke i lejuar nipërit e mbesat të kalojnë rreth gjysmën e kohës së tyre duke luajtur lojëra në celular, tablet, kompjuter ose televizor.

Studimi, i publikuar në Journal of Children and Media, tregon nevojën që gjyshërit të kufizojnë përdorimin e teknologjisë moderne te fëmijët, duke vendosur disa rregulla për kohën që kalojnë para ekranit, aq orë sa kujdesen për ta. Kjo është një domosdoshmëri, sidomos kur fëmijët e marrin me vete një pajisje të tillë, duke pritur që të luajnë edhe më shumë me të kur janë të gjyshërit.

Studimi shqyrtoi përvojat e gjyshërve të fëmijëve dy deri në shtatë vjeç që kujdeseshin për ta të paktën një herë në javë dhe zbuloi se në një vizitë mesatare katër orëshe, fëmijët shpenzonin dy orë duke parë video ose duke luajtur lojëra në pajisje elektronike.

Shumë gjyshër ndiheshin më pak të sigurt në menaxhimin e fëmijëve kur përdornin lojëra dhe aplikacione sesa kur punonin vetë me një pajisje elektronike, ndoshta për shkak të mungesës së përvojës së tyre në këtë fushë.
Prindërit e disa fëmijëve i udhëzuan gjyshërit se si ta menaxhojnë kohën e përdorimit të mediave sociale, gjë që për ironi e zgjati më shumë kohën e shikimit të celularit apo pajisjeve të tjera.

Sipas studimit gjyshërit i lejojnë më shumë kohë fëmijëve para ekranit sesa gjyshet, ndoshta sepse ishin më të kënaqur me teknologjinë.

Fëmijët që shpenzuan më pak kohë duke përdorur media sociale kur ishin te gjyshërit ishin të moshës dy deri në tre, me një mesatare prej 98 minutash për vizitë. Fëmijët 4-5 vjeç shpenzonin mesatarisht 106 minuta në pajisjet elektronike, ndërsa 6-7 vjeç rreth 143 minuta në çdo vizitë.Rekomandimet e bëra nga studiuesit e studimit janë:

Gjyshërit që vendosin rregulla të rrepta (p.sh. jo më shumë se një orë, nuk ka kohë për të fjetur apo për të ngrënë) arrijnë të reduktojnë kohën në ekran të nipërve të tyre.
Prindërit duhet t’i furnizojnë gjyshërit me lodra dhe libra për t’i mbajtur fëmijët të zënë.
“Gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e nipërve. Prandaj, duhet t’i informojmë ata për pasojat që mund të ketë media elektronike në jetën e fëmijëve dhe për përdorimin e duhur të tyre që mund të jetë i dobishëm.”, vëren autorja e studimit dhe profesoresha e shquar e Medias dhe Gazetarisë, Dafna Lemish.

Share With:
Translate »
41 Views