A duhet t’ia marrësh qiranë fëmijës së rritur që jeton me ty?

Ndoshta sapo kanë mbaruar shkollën e mesme ose të lartën dhe janë në kërkim të një pune. Ndoshta ata duhet të kursejnë para për të shlyer kreditë studentore ose borxhe të tjera.

Gjithnjë e më shumë në fëmijët e rritur po jetojnë me prindërit e tyre. Njëzet e pesë përqind e të rriturve të moshës 25-34 vjeç jetonin në familje me shumë breza në vitin 2021, krahasuar me vetëm 9% në 2010. Dhe 68% e këtyre njerëzve banonin në shtëpinë e njërit ose të dy prindërve të tyre.

Karen Fingerman, një profesore në shkollën e ekologjisë njerëzore në Universitetin e Teksasit, vuri në dukje se i njëjti studim tregoi se 20% e të ardhurave në këto familje me shumë gjenerata vinin nga të rinjtë.

Kështu që mund t`ia vlejë t`i faturohet një qira apo kosto shpenzimesh këtyre fëmijëve adultë.

Nëse fëmija juaj jeton në shtëpinë tuaj, ju duhet t’i inkurajoni ata të veprojnë si një i rritur i përgjegjshëm dhe në të njëjtën kohë t’i orientoni për një jetë të pavarur. Në varësi të rrethanave tuaja mund të bëni disa lëshime, por s`mund t`i mbani falas.

Jeffrey Jensen Arnett është profesor i psikologjisë në Masaçusets mendon gjithashtu se është krejtësisht e arsyeshme t’i ngarkohet qiraja një fëmije të rritur.

“Prindërit kanë shpenzime shtëpiake dhe çdo i rritur tjetër në familje ka detyrimin të kontribuojë në pagimin e këtyre shpenzimeve”, tha Arnett për HuffPost.

“Realiteti është më i ndërlikuar,” tha Arnett, duke vënë në dukje se ndërsa një 19-vjeçar dhe një 40-vjeçar mund të jenë të dy fëmijë të rritur, nevojat dhe burimet e tyre ka të ngjarë të jenë krejt të ndryshme.

Sigurisht, ju nuk do t’i kërkoni qira një fëmije që jeton në shtëpi me ju për shkak të një problemi të shëndetit mendor ose fizik. Po kështu, nëse fëmija juaj është në shtëpi për të ndjekur një praktikë të papaguar ose me pagesë të ulët, ky mund të jetë një moment që ju të ndërhyni dhe të ofroni mbështetje për ta.

Ndonjëherë fëmijët e rritur kthehen në shtëpi jo sepse kanë nevojë për ndihmë, por sepse kanë nevojë për prindërit e tyre.

Një prind mund t`i kërkojë qiranë një fëmije të rritur nëse vetë është në vështirësi financiare për shkak të një pushimi nga puna ose problemeve shëndetësore. Në këtë rast është edhe çështje krenarie, përveçse ndihme. Edhe prindi ndihet mirë kur fëmija e ka mundësinë që ta ndihmojë.

Kur përbën problem?

Problem përbën kur prindërit zgjedhin t`u kërkojnë fëmijëve qiranë si një mjet për t`i pasur ende nën kontroll. Ky është manipulim që dëmton marrëdhënien.

Sa duhet ta tarifoni?

Idealisht, një prind duhet të bëjë disa kërkime rreth asaj se sa është vërtet vlera e qirasë. Sigurisht tarifimi është më modest.

Share With:
Translate »
20 Views