A e ndihmon dushi fëmijën për të ulur temperaturën?
Megjithëse në të kaluarën besohej se dushi ulte temperaturën e fëmijëve, mjekët sot thonë se kjo nuk është gjëja më e mençur që mund të bëni.
Kur fëmija juaj është i sëmurë dhe mund të ketë tashmë temperaturë, nëse e zhvishni dhe e lani, ai do të fillojë të ketë ethe.
Në vend të kësaj, përpiquni t’i jepni një dozë acetaminofen për foshnjat nën 6 muajsh ose ibuprofen për foshnjat mbi 6 muaj, por kurrë një kombinim të të dyjave.
Ju gjithashtu mund të vendosni një napë të ftohtë në kokën e fëmijës suaj për të ulur temperaturën.
Kini parasysh se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për temperaturën, pasi është një shenjë se trupi i fëmijës suaj po lufton kundër një virusi ose infeksioni.
Në raste më të rralla temperatura e lartë e fëmijës mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze dhe duhet të telefononi mjekun nëse:
– Fëmija juaj është më pak se 3 muajsh dhe ka temperaturë 38 gradë Celsius ose më të lartë.
– Fëmija juaj është ndërmjet 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperaturë më të lartë se 38,3 gradë Celsiuis.
– Fëmija juaj është më shumë se 6 muajsh dhe ka temperaturë më të lartë se 39.5 gradë Celsius.