A e vini edhe ju re detajin që ka çmendur rrjetin?

Kanë kaluar thuajse tre vjet, nga lindja e vogëlushes Charlotte Elizabeth Diana, princeshë e Anglisë.

Nëna e saj, Kate Middleton është shtatzënë për herë të tretë, ku krahas vëllait George, princesha e vogël pritet të bëhet edhe me dy motra të tjera, pasi mediat angleze shkruajnë se bashkëshortja e princit William, pritet të lindë dy vajza binjake.

Por me sa duket, Charlotte nuk ka trashëguar vetëm gjysmën e emrit nga stërgjyshja e saj, mbretëresha 92-vjeçare.

Princesha e vogël ka një ngjashmëri të madhe, si dy pika uji, me gjyshen e të atit.

Të pasionuarit pas detajeve mbretërore angleze, kanë ballafaquar fotografitë e Charlote me ato të mbretëreshës Elizabeth dhe ngjashmëria, siç mund të shihni në galerinë e fotografive, lë pa fjalë.

Share With:
Translate »
992 Views