A ekziston lidhshmëri mes vaksinës H1N1 dhe autizmit?

Studimi i botuar në “Annals of Internal Medicine” zbuloi se vaksina kundër gripit gjatë shtatzënisë nuk rritë shanset për zhvillimin e autizmit tek fetusi.

Ekspertët shëndetësor, njëzëri, pajtohen se vaksina e marrë është një komponent kritik që kujdeset për shëndetin tuaj shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Shtatzënat, pavarësisht fazës së shtatzënisë, duhet të marrin vaksinat kundër gripit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mirëpo, sipas një raporti të vitit 2019 nga CDC-ja, vetëm gjysma e grave shtatzën praktikojnë atë.

Një nga shqetësimet e shmangies së tyre është frika e zhvillimit të autizmit te fëmija e tyre,

Studimi paraprak vëzhgoi ndikimin e gripit H1N1 në mitrën e grave shtatzëna.

A mund të shkaktojë autizëm vaksina H1N1?

Kim Langdon, gjinekologe/obstetëre deklaroi se jo.

“Për vite me radhë, nuk ka munguar histeria dhe keqinformimi në lidhje me vaksinat dhe autizmi”, tha ajo.

Deklaratës së Langdon i’u bashkangjitet edhe studimi i fundit.Nga gati 40,000 foshnje të ekspozuara ndaj vaksinave që morën pjesë në studim, 394 vazhduan të zhvillonin autizëm

Share With:
Translate »
135 Views