A është e rekomandueshme që adoleshentët të dëgjojnë muzikë gjatë gjithë kohës

Epo do t’ju duket shumë e çuditshme kur t’ju them që kjo gjë nuk është e rekomandueshme edhe pse muzika sjell shumë efekte pozitive në zhvillimin mendor të fëmijëve. Por, a duhet ta teprojmë me këtë? Sipas një studimi të bërë, adoleshentët që dëgjonin shumë muzikë ishin të prekur nga depresioni dhe anasjelltas. Një numër i madh studiuesish i kanë kushtuar shumë rëndësi kësaj teme, sepse askujt nuk ja merrte mendja që muzika mund të shkaktonte depresion.
Çfarë mund të bëjnë prindërit për këtë?
Është shumë e vështirë që një fëmijë të apasionuar pas muzikës apo një tjetër që ka krijuar varësi nga muzika, t’i shkëpusësh nga ajo. Nuk bëhet fjalë për ta ndaluar fëmijën të mos dëgjojë aspak muzikë, por për t’u treguar i kujdesshëm me kohën që ai shpenzon pas saj. Filloni me diçka të thjeshtë si për shembull, duke ia marrë telefonin apo MP3, të cilët ai i përdorte për të dëgjuar muzikë, mundohuni ti blini sa më shumë libra apo lodra dhe jo CD, në mënyrë që ai të shpenzojë kohë me aktivitete të tjera. Në rastet kur shihni që fëmija juaj është vërtetë i apasionuar pas muzikës dhe është shumë e vështirë për të vepruar ka vetëm një mënyrë për ta ndihmuar atë të reflektojë. Mundohuni të zgjidhni zhanerin e duhur që fëmija duhet të dëgjojë dhe ky zhaner duhet të përfshijë këngë të hareshme që ngrenë gjendjen emocionale të fëmijës, dhe jo këngë hidhërimi që e bëjnë fëmijën ta përjetojë keq dhe brenda vetes së tij. Epo besoj që këtë gjë mund ta bëni dhe do të shihni që kjo do ta ndihmojë shumë fëmijën të ulë shanset e prekjes nga depresioni.
Çfarë thonë ekspertët?
Një studim i kryer nga ekspertët në Pittsburgh përfshiu 106 adoleshentë të cilët abuzonin me orët që dëgjonin muzikë. Pas gati 1 muaji këta adoleshentë u vizituan sërish dhe rezultati ishte që 46 prej tyre vuanin nga depresioni. Më pas u krahasuan disa adoleshentë që dëgjonin shumë muzikë me disa të tjerë që lexonin libra. U zbulua që të rinjtë që dëgjonin muzikë kishin 8.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga depresioni se ata që lexonin libra. Një shifër kjo shumë shqetësuese për ekspertët.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.?

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
822 Views