A është filmi ‘Blonde’ një propagandë kundër abortit?

Pas premierës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe debutimit në Netflix më 28 shtator, filmi biografik i Andrew Dominik për Marilyn Monroe, “Blonde”, është pasuar nga kritika të ashpra, që e konsiderojnë “shfrytëzues”, “antifeminist” dhe “mizogjinist”.

Planned Parenthood – një organizatë jofitimprurëse që ofron një sërë shërbimesh të kujdesit riprodhues dhe edukimit seksual – ka publikuar një deklaratë kundër filmit, duke pretenduar se ai kontribuon në “propagandën kundër abortit”.

Në film, Monroe (e portretizuar nga aktorja Ana de Armas) i nënshtrohet dy aborteve të detyruara. Një skenë që i paraprin abortit të dytë tregon Monroe duke folur me fetusin e palindur, i cili e pyet: “Nuk do të më lëndosh këtë herë, apo jo?”

“Meqenëse filmi dhe televizioni formësojnë të kuptuarit e shumë njerëzve për shëndetin seksual dhe riprodhues, është e rëndësishme që këto përshkrime të portretizojnë me saktësi vendimet dhe përvojat reale të grave. Aborti është kujdes i sigurt dhe thelbësor shëndetësor, ndërsa njerëzit kundër abortit kanë kontribuar prej kohësh në stigmën e abortit duke përdorur përshkrime të pasakta mjekësore të fetusit dhe shtatzënisë. Filmi i ri i Andreë Dominik, ‘Blonde’, e forcon mesazhin e tyre me një fetus që flet, i përshkruar si një foshnjë e formuar plotësisht.”

A është filmi ‘Blonde’ një propagandë

SKENË NGA “BLONDE”.

Planned Parenthood shtoi se respekton “lirinë artistike. Megjithatë, imazhet e rreme shërbejnë vetëm për të përforcuar keqinformimin dhe për të përjetësuar stigmën rreth kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues. Çdo rezultat i shtatzënisë – veçanërisht aborti – duhet të portretizohet në mënyrë të ndjeshme, autentike dhe të saktë në media.”

Sipas organizatës, “është turp që krijuesit e ‘Blonde’ zgjodhën të kontribuojnë në propagandën kundër abortit dhe të stigmatizojnë vendimet e njerëzve për kujdesin shëndetësor.”

Regjisori Andrew Dominik deklaroi përpara transmetimit të filmit se do të kishte diçka “për të ofenduar të gjithë” dhe në një intervistë të fundit me The Wrap, hodhi poshtë prentedimet se është propagantë anti apo pro abortit.

Share With:
Translate »
32 Views