A është me të vërtetë gjalpi i kakaos parandalues i shenjave të strijave?

Për vite me radhë, strijat janë shndërruar në makthin e grave, të cilat kanë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të shmangur shfaqjen e tyre sidomos gjatë shtatëzanisë. Megjithatë, shtatzënia nuk është hera e vetme që shfaqen strijat. Ato mund të shfaqen sa herë që lëkura shtriqet në një kohë relativisht të shpejtë, si gjatë pubertetit ose shtimit në peshë.

Lajmi i mirë është se strijat nuk janë të dëmshme ose të rrezikshme nga ana mjekësore. Megjithatë, shumë njerëz nuk i pëlqejnë dhe bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar shfaqjen e tyre.

Një parandalues popullor është gjalpi i kakaos, por a funksionon vërtet?

Përdorimi i gjalpit të kakaos në zonat e prirura ndaj strijave do të hidratonte lëkurën tuaj. Kjo mund të ndihmojë gjatë shfaqjes së strijave, pasi ato nisin të kruhen. Ideja është gjithashtu që nëse jeni duke e hidratuar lëkurën tuaj, mund të parandaloni strijat krejtësisht, por nuk është aq e thjeshtë.

Megjithëse shumë betohen se gjalpi i kakaos i mban larg shenjat e shtrirjes, sipas “WebMD”, nuk ka prova të mjaftueshme që përdorimi i gjalpit ndihmon në parandalimin ose trajtimin e strijave. Mund të ndihmojë lëkurën tuaj të ndjehet më e ushqyer. Është mirë të mbani mend se strijat nuk janë asgjë për t’u turpëruar, të gjithë i kanë ato.

Share With:
Translate »
55 Views