Babai i Elon Musk, 76-vjeç thotë se ka dy fëmijë me vajzën e ish-gruas: ‘Vajzat e mia u shokuan pak’

Babai i Elon Musk thotë se për herë të dytë është bërë baba i një fëmije nga lidhja me vajzën e ish-gruas. Thjeshtra e tij,  Jana Bezuidenhout është 41 vite më e re se Errol Musk. Babai i miliarderit ka zbuluar së fundmi se ai dhe Jana kanë sjellë në jetë në 2019 një vajzë, e ndërsa fëmija i tyre i madh është një djalë 5-vjeç.

Musk dhe mamaja e Bezuidenhout qëndruan të martuar për 18 vite dhe kanë dy fëmijë bashkë. Kur Errol Musk u bë njerku i saj, Jana ishte vetëm 4 vjeç.

Errol Musk tha për The Sun se fëmija nuk ishte i planifikuar dhe se ai bashkë me thjeshtrën tashmë partnere jetonin bashkë prej 18 muajsh. Aktualisht, dyshja nuk jetojnë më me njëri-tjetrin, por mes tyre ka shumë “dashamirësi”.

Ai u shpreh se vajzat e tjera të tij “u shokuan” nga lidhja me vajzën e ish-gruas, pasi për to ajo ishte si një motër. Errol Musk ka gjithsej 7 fëmijë dhe në fakt, numri përkon me filozofinë e tij rreth jetës.

“E vetmja gjë për të cilën jemi në Tokë është riprodhimi. Nëse mund të bëja një tjetër fëmijë, do ta bëja. Nuk shoh asnjë arsye pse të mos e bëj.”

Sot, Errol dhe i biri miliarder Elon, nuk kanë marrëdhënie të afërta me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, edhe Elon duket se po ndjek teoritë e të atit në lidhje me shtimin e popullsisë. Në fillim të këtij muaji, u përfol se Elon Musk dhe një prej drejtoreshave të kompanive të tij sollën në jetë dy binjakë nëntorin e shkuar.

Share With:
Translate »
112 Views