A është ndarë modelja vetëm pak kohë pasi u bë nënë? Kjo përgjigje e saj i bën të gjithë konfuzë

“Qëndroni beqarë derisa të gjeni atë personin që, së bashku, nuk ka më frikë nga stuhia sepse do të kërcejë me ju në shi dhe me një lot në fytyrë që nuk do ta vini re për shkak të shiut, ai do të të thotë se ti je gjëja më e bukur që ai nuk po kërkonte, por që thellësisht shpresonte ta gjente”, -shkruan Belén Rodriguez në postimin e saj të fundit duke i bërë edhe më konfuzë njerëzit nëse ajo dhe  Antonino Spinalbese janë ndarë apo thjesht kanë një krizë të fortë mes tyre.

Çifti, nga dashuria e të cilëve lindi Luna Marì më 12 korrik 2021, duket se po përballet me një moment shumë kritik në lidhjen e tyre, aq sa thuhet se mes tyre ka përfunduar çdo gjë.

Tej thashethemeve që gëlonin prej disa kohësh Belén dhe Antonino ishin treguar gjithmonë të lumtur dhe të dashuruar, duke u shfaqur në profilet e tyre në Instagram deri pak ditë më parë me puthje e përqafime.

Ndërsa pas kësaj dekalartate të show-girl agjentinas, ajo që po ndodh mes tyre bëhet edhe më e paqartë.

A është thjesht një krizë? Vështirë të thuhet, edhe nëse dje, më 26 tetor, Spinalbese publikoi një fotografi të Lunës së vogël në krahët e një gruaje, së cilës i duken vetëm flokët (a është Belén?). Diçitura që shoqëron shkrepjen është një fragment nga kënga ‘Unë jam me ty’ nga Blanco: “Edhe nëse marr një dënim të përjetshëm, jam me ty. Derisa të më varrosin, unë jam me ty. Unë gjithmonë dua të përjetoj emocionin e të qenit me ty”. Çfarë do të ndodhë? Kjo mbetet për t’u parë!

 

Share With:
Translate »
135 Views