Gjest emocionues në momentin magjik, shoqëron të bijën drejt altarit bashkë me njerkun e saj (VIDEO)

Një burrë bëri një gjest të veçantë, pasi shoqëroi të bijën drejt altarit së bashku me njerkun e saj.

Në videon emocionuese të postuar në TikTok nga Kelsey Griffith, nusja dhe babai i saj mund të shihen duke ecur së bashku në altar, sipas traditës së dasmës.

Por, në vend që të shkonte direkt në vendin ku po priste dhëndri, babai i nuses u ndal para mamasë dhe njerkut të saj, dhe i tha burrit tjetër që t’i bashkohej për të shoqëruar nusen.

“Babai e befasoi njerkun tim duke e përfshirë atë në shëtitjen tonë nëpër altar”, shkroi ajo.

Share With:
Translate »
140 Views