A është normale që flokët tju bien pas lindjes?

Eshtë shumë e vërtetë që disa nëna e përjetojnë humbjen e flokëve si diçka të zakonshme pas lindjes së bebit, sepse e dinë që kjo është diçka shumë normale. Por ka dhe disa të tjera që nuk përshtaten dot me këtë. Por këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse do ti rifitoni të gjitha flokët e humbura në më pak se një vit.
85 deri në 95% e flokëve tuaj rriten rregullisht, ndërsa 5%-shi i mbetur është floku që bie gjatë larjes, krehjes dhe kapjes së tyre. Në periudhën e shtatëzanisë kjo përqindje ndyshon duke u rritur masa e flokëve që bien. Tashmë keni për detyrë të ushqeni dhe një person tjetër veç vetes dhe ajo sasi e ushqimit që ju konsumoni duhet të përdoret dhe për zhvillimin e bebes në barkun tuaj. Si pasojë e kësaj trupi humbet sasi të mëdha proteinash dhe sheqernash. Floku nuk ushqehet siç duhet dhe fillon të bjerë. Kur shihni që një sasi e madhe flokësh bie kur bëni dush apo i krihni mos mendoni që është vetëm çështja e humbjes së proteinave, por kjo ka të bëjë dhe me depresionin Postportum. Do të jetë e thjeshtë të bëni dallimin midis tyre. Në rastet kur shihni që flokët sa vjen e po bien më shumë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
çfarë mund të bëni për ta parandaluar këtë?
Në fakt nuk mund mund të bësh asgjë për ta parandaluar rënien e flokëve, por mund të provoni ta zvogëloni atë duke përdorur produkte të cilësisë së parë dhe më e rëndësishmja duke u ushqyer mirë. Tregoni kujdes ku i krihni flokët tuaj apo i rregulloni ato, sepse qimet e rëna janë objekte shumë bezdisëse për fëmijët. Përshtati: B.Lica/ Kids/ Time.

Share With:
Translate »
804 Views