Si ta kuptoni nëse fëmija juaj ka një talent të fshehur

Talenti i fshehura tek fëmijët është një temë që po preket shumë ditët e satshme, si nga gazetarët apo dhe shkrimtarët. Një ndër këta shkrimtarë shumë të njohur mund të përmendim Daniel Coyle, libri bestseller i së cilës fliste pikërisht për mënyrën si prindi mund të zbulojë talentin e fëmijës, arriti shifra marramendëse në mbarë botën. Në një nga rreshtat e këtij libri ajo thotë që, talenti nuk është i trashëguar në ADN, por talenti zhvillohet. Prandaj nuk duhet të niseni kurrë nga të afërmit e familjes për të përcaktuar talentin apo dhe karakterin e fëmijës suaj.
Ndonjeherë është shumë e vështirë të kuptosh nga afër talentin e fëmijës suaj, por me pak përkushtim dhe motivim është e sigurt që do ta arrini qëllimin tuaj. Fëmija ka nevojë për vëmendje. Gjatë gjithë kohës ai lufton për të tërhequr vëmendjen tuaj, në mënyrë që ju të shihni si ai vizaton, vrapon, shkruan apo këndon. Duke e bërë këtë do ta kuptoni që ka diçka që e tërheq më shumë fëmijën që mund të jetë talenti i tij i fshehur. Një tjetër mënyë shumë efektive për të njohur më mirë fëmijën tuaj është duke e bërë fëmijët të shoqërohet me njerëz të ndyshëm, të bisedojë me ta, të luajë me ta në mënyrë që ai të fillojë të njihet me gjëra të ndyshme për të përcaktuar se cila nga kto i pëlqen më shumë atij. Provoni çë do ditë gjëra të reja ku fëmija mund të gjejë veten. Kjo është vërtetuar nga disa nëna të cilat nuk kishin arritur ta zbulonin talentin e fshehtë të fëmijëve të tyre deri në çastin kur kanë vënë re që ai ka një dhunti të caktuar. Epo kjo nuk ka si të ndodhë nse ju nuk provoni çdo ditë gjëra të ndyshme me fëmijën tuaj.
Si prindër ju e dini mirë ku duhet investuar për fëmijën tuaj, por duhet marrë parasysh nëse fëmija është në rregull me këtë. Në të ardhmen është shumë e rëndësishme që ai të bëjë një punë që vërtet e bën të lumtur dhe krenar, por nëse ju nuk arrini ta zbuloni këtë që në vogëli atëherë do të jetë shumë e vështirë për fëmijën që të zhvillohet me hapa të mëdha. Ndoshta prindërit tuaj nuk karrë arritur të bëjnë diçka për ju, por është shumë e rëndësishme qëju të punoni fort për të nxjerrë jashtë talentin e fshehur që mbart çdo fëmijë./Kids’Time/

Share With:
Translate »
1049 Views