A është shtatzënia problem në një intervistë pune? Historia e kompanisë italiane i frymëzoi të gjithë!
Historia e Federica Granai i ka frymëzuar të gjithëve për shkak të forcës dhe vendosmërisë profesionale që ka treguar edhe pse gjatë shtatzënisë.
Federica Granai, 27 vjeç, bëri debutimin e saj gjatë intervistës për punë me sipërmarrësen Simone Terreni, drejtuese e kompanisë “VoipVoice” në Montelupo, në zonën e Firences.
Teksa ishte në hapin e saj të fundit të intervistës dhe pasi kaloi 5 nga provimet, ajo i komunikoi eprorëve të saj që ishte në një pritje të ëmbël.
“Të jem korrekte duhet të them që jam shtatzënë”- zbuloi Granai.
Ajo i frikësohej reagimit të Terrenit, i cili në fakt e habiti.
“A është kjo e gjitha? Dhe cili është problemi? Është një lajm i mirë,” u përgjigj pronari.
Lidhur me këtë reagim të papritur për të, Federica u shpreh se dëshirontë të mos humbte besimin e kompanisë dhe dëshironte të ishte sa më korrekte me ta.
“Unë mund ta kisha nënshkruar kontratën në heshtje dhe ta përballoja kompaninë me një fakt të kryer. Por nuk e ndjeva. Mundësia shuma që m’u ofrua ishte shumë e madhe dhe nuk doja të tradhëtoja besimin e atyre që besuan tek unë”.- tha ajo.
“Nëse tregoj historinë time, e bëj që kompanitë e tjera të marrin shembull nga ajo në të cilën punoj. Për të kuptuar se gratë, me ose pa fëmijë, nuk janë kufi. Dhe nëse një grua vlen, ajo thjesht vlen “.
Gruaja vazhdoi shtatzëninë duke punuar deri në muajin e tetë dhe tani është nëna e Diego-s. Pronari i kompanisë ku ajo punon në një postim në “Facebook” ka shkruar:
“Nuk ishte hera e parë që konfirmojmë një vajzë që gjatë periudhës së provës ajo mbetet shtatzënë. Tek ne nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua. Rëndësi ka nëse jeni mirë apo jo dhe nëse i arrini qëllimet e caktuara. Shpresoj se së shpejti pamja e frikës që pashë te Federica do të zhduket së shpejti nga sytë e të gjitha grave që duhet t’i komunikojnë punëdhënësve të tyre ardhjen e një fëmije. Në vend të kësaj, shpresoj që buzëqeshja për bukurinë e një jete të re që po vjen të shfaqet tek të gjithë, veçanërisht tek sipërmarrësit. Sepse një fëmijë nuk duhet të jetë kurrë problem”.