A ishte shtatzënë Sonila kur vdiq? Zbulohet e vërteta e deklaratave të Kreshnik Canit

Javën e kaluar në emisionin Uniko në Klan Plus u publikua një bisedë audio e gazetarit Spartak Koka me Kreshnik Canin, ish-bashkëshortin e të ndjerës Sonila Cani.

 

Në këtë bisedë Kreshniku ishte shprehur se Sonila ka qenë shtatzënë për herë të dytë [Shiko KËTU videon]. Ndërsa babai i Sonilës, Dashnor Nazo, tha në studio se këtë pretendim Kreshnik Cani ia kishte thënë pas vdekjes së Sonilës. Dashnor dhe Sose Nazo shprehen se nuk dinin asgjë përpara vdekjes së vajzës së tyre për këtë “shtatzëni të dytë”.

Mirëpo si qëndron e vërteta nëse Sonila kishte qenë shtatzënë përpara se të gjendej e vdekur? Drejtuesi i emisionit Uniko, Spartak Koka ka deklaruar se bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, Sonila Cani nuk ka qenë shtatzënë.

Sipas asaj që ne kemi mësuar, na rezulton se Sonila Cani nuk ka qenë shtatzënë, pas ekspertizës mjeko-ligjore. Pra na bie poshtë pista dhe hipoteza se Sonila kishte qenë shtatzënë. Përse është krijuar e gjithë kjo alibi për një shtatzani të Sonilës në momentin që ka vdekur”, tha gazetari Spartak Koka.

E ftuar në studio, nëna e Sonilës, Sose Nazo, shprehet se nuk e ka besuar asnjëherë këtë variant.

Sose Nazo: Unë nuk e besoja që ajo ishte shtatzënë. Këto janë vetëm fjalët e Kreshnikut, lojëra. Flet Kreshniku sipas mendjes së tij. Tani më mbrapa i ka thënë Dashnorit që ne prisnim një fëmijë. Mua goca s’më kishte thënë asnjëherë. Edhe në momentin e fundit që unë fola me gocën vetë.

Ndërkohë kujtojmë se prindërit e Sonilës kanë bërë denoncim në Policinë e Beratit ndaj Kreshnik Canit për shfrytëzim prostitucioni.

 

TË NGJASHME

Share With:
Translate »
31 Views