A marrin fëmijët mjaftueshëm minerale?

Qulli përmban sasi të pamjaftueshme mineralesh siç janë: kalciumi, kaliumi, zinku, hekuri…

Në ushqimin e fëmijëve nuk ka përbërës ushqyes të domosdoshëm për rritjen dhe luftën kundër sëmundjeve, paralajmërojnë ekspertët. Në ushqimin e prodhuesve kryesorë botërorë ekspertët nga Universiteti Greenwich kanë gjetur vetëm një të pestën e konsumit të rekomanduar ditor të kalciumit, magnezit, zinkut, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për jetë.

Shkencëtarët kanë analizuar tetë produktet më popullore të ushqimit të fëmijëve të cilin fëmijët e hanë në periudhën prej 6 deri 12 muajsh. Ata kanë analizuar nivelin e mineraleve në ushqimin e fëmijëve, i cili përfshin mishin dhe qullin nga perimet, me pajisjen – spektrometrin e emetimit optik (Inductivity Coupled Plasma-Optical Emission Spectrometer).

Ushqimi me mish përmban tre për qind të konsumimit ditor të rekomanduar të kalciumit, ndërsa qulli me perime shtatë për qind zink dhe gjashtë për qind hekur, pohojnë studimet. Sasia e ushqimit të cilin do të hajë fëmija varet nga oreksi i tij dhe qumështi që  konsumon.

Ekspertët vlerësojnë që një kavanoz me ushqim për fëmijë në bazë mishi, një kavanoz me qull perimesh dhe 600 ml qumësht nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij ditore të kalciumit, bakrit, magnezit dhe kaliumit.

“Fëmijët janë të kufizuar kur bëhet fjalë për ngrënien, sepse varen nga tjerët, prandaj është e domosdoshme që ushqimi i tyre të ketë sa më shumë përbërës ushqyes të rëndësishëm për jetë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Nazanin Zand.

Kalciumi është i domosdoshëm për ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, rregullon punën e zemrës dhe siguron qarkullimin e duhur të gjakut. Si kalciumi, edhe magnezi është i rëndësishëm për eshtra, bakri luan rol në zhvillimin e trurit, ndërsa kaliumi ndihmon në ndërtimin e sistemit të imunitetit.

Share With:
Translate »
761 Views