A mund të vuajë një fëmijë nga refluksi gastro-ezofageal?
Refluksi gastro-ezofageal mund të jetë i shprehur tek të rriturit, por mund të jetë shumë i dukshëm dhe tek fëmijët e vegjël. Madje, mund të them se është shumë herë më i shprehur tek fëmjët e vegjël, por që me kalimin e kohës, kur tumusi fillon e merr formën e tij normale, tek një pjesë e fëmijëve ky problem zhduket, sikundër ndodh që tek një pjesë tjetër të vazhdojë për gjatë gjithë jetës, pra dhe kur rriten. Kjo nënkupton se refluksin gastro-ezofageal, nuk është se e shohim të lidhur vetëm me moshën, pasi ka një shtrirje të gjerë, si tek fëmijët, ashtu dhe tek të rriturit.