“A të qaj 5 minuta?” Vogëlushja më e famshme e momentit na shkriu prap së qeshuri

Me siguri nuk ju ka shpëtuar videoja e një vogëlusheje që u bë hit në rrjetet sociale me pyetjen e saj të sinqertë: “A të qaj 5 minuta?”

Vogëlushja është kthyer në protagonisten kryesore të emisioneve shqiptare dhe pas Roza Latit tashmë ishte e ftuar edhe në studion e Bieta Sulos.

View this post on Instagram

Sa te pafajshëm janë femijët ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Ajo quhet Rea Sefa dhe është mjaft e shkathët në bisedat në studio. Pyetja e saj e famshme është bërë meme-ja më e re në Instagram.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Rea e përballoi kameran si një profesioniste e vërtetë, foli për filmat vizatimorë që i sheh më shpesh, numëroi, recitoi vjersha, madje edhe këndoi me shumë kënaqësi.

Vogëlushja u pyet edhe për videon e famshme edhe pse nuk ishte e sigurt nëse qau 5 apo 2 minuta pasi nuk e la mami t’i rridhnin më tej lotët.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme!

Share With:
Translate »
1190 Views