“E vogla po tretet para syve tanë”, Spiropali tregon bisedën me gjyshin e 13-vjeçares në Kavajë

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar sërish për rastin e rëndë të ndodhur me një 13-vjeçare në Kavajë. Përmes një videomesazhi, ajo thotë se i ka  shkuar në zyrë gjyshi i vajzës, i cili u ka kërkuar që ta lënë të miturën në privatësinë e saj.

“Po shkatërrojnë çdo rrugë rikthimi të saj në rrugë normale…Gjyshi i vajzës më tregoi se si e vogla po tretet para syve të tyre, se si nuk kapërcen dot pragun e shtëpisë nga tmerri i zhurmës rreth saj, se si familja kërkon vetëm një gjë sot, drejtësi dhe të drejtën për t’u lënë rehat në dhimbjen e vet”, thotë ministrja.

Ndërkaq, Spiropali i drejtohet ndër të tjera me fjalën “monstër” ish-kryeministrit Berisha, të cilit i kërkon që lërë të qetë vajzën e mitur dhe familjen e saj.

Vajza e mitur dhe lukunia e rritur

Vajza e mitur dhe lukunia e rritur

Posted by Elisa Spiropali on Wednesday, February 6, 2019

Share With:
Translate »
575 Views