A u pajtua vajza me të atin? Ledjona shuan kuriozitetin pas daljes nga BBV

Gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme, Ledjona Xheladinaj ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin , e cila tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt pasi ka dalë nga shtëpia e “BBV3”.

Mirëpo Ledjona shprehet se vajza e saj Miki e ka përjetuar shumë keq dhe Ledjona është përpjekur që ta afrojë sërish me të atin dhe tani marrëdhënia e tyre është më mirë.

Pjesë nga intervista

Argjira Spanca: U sqaruan situatat që ndodhën me ish-bashkëshortin, a ke pasur një kontakt, a u sheshuan gjërat?

Ledjona: Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj. Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë… Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq. Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien.

Share With:
Translate »
58 Views