Abuzimet seksuale, psikologia: Mësoni fëmijët të mos lejojnë njeri t’i prekin në organe gjenitale

Psikologia Almeida Xhaferri  foli rreth mënyrës se si prindërit duhet ti mësojnë fëmijët në mënyrë që të mos bien pre e abuzimeve seksuale.

Sipas saj nuk thuhet asgjë për dhunuesit e mundshëm seksual. Por ajo që duhet bërë është ti mësojnë fëmijët që  pjesa intime e trupit duhet të jetë e shenjtë dhe rastet ti adresojnë tek ata.

Almeida Xhaferri: Ne sapo bëhemi prindër kërkojmë ti mbrojmë fëmijët tanë nga rreziku në rrugë, kur vrapon, por nuk thuhet asgjë për dhunuesit e mundshëm seksual. Ne harrojmë që ky është një rrezik aq i madh.  Një numër i lartë i abuzuesve janë që kanë besimin e fëmijëve dhe kanë fituar dashurinë dhe besimin e prindërve. Po aq pak përgatisim fëmijët tanë që dhunuesi mund të jetë një fëmijë pak më i rritur.

Është e rëndësishme që prindërit ti mësojnë fëmijës që pjesa intime e trupit të tij duhet të jetë e shenjtë dhe askush nuk mund ta prekë apo të prek dikë tjetër. Prindi duhet ti thotë që një gjë të tillë ta adresojë te prindi dhe nuk do të ndëshkohet për këtë gjë. Në këtë mënyrë ne parandalojmë një dramë të madhe.”

Share With:
Translate »
20 Views