Adele nënë për herë të dytë? Partneri i saj habit me deklaratën e fundit

Sa mundësi ka që Adele të bëhet sërish nënë së shpejti?

I dashuri aktual i këngëtarit, agjenti sportiv Rich Paul, ka ngjallur aludimet duke lënë të kuptohet se pret me padurim të bëhet sërish baba teksa fliste në një intervistë të fundit me E!News. Ai shpjegoi se pasi u bë baba në një moshë shumë të re dhe rritjes së tre fëmijëve tij, qasja e tij ndaj një fëmije të 4 në këtë moshë do ishte diçka krejt ndryshe.

Si baba i ri, ishte shumë e vështirë,” pranoi ai. “Nëse do të kisha më shumë fëmijë, do të isha një baba ndryshe. Mezi pres të jem një baba ndryshe.” Paul më pas sqaroi: “Unë e vlerësoj përvojën që pata si baba shumë i ri, por gjithashtu mezi pres të jem një baba ndryshe – një baba më i duruar.

Shpesh, ndërsa ndërton një biznes, je në lëvizje, ke punë, fëmijët rriten shpejt sa hap e mbyll sytë. Ecin, vrapojnë, u japin biçikletave. Dhe ky është problemi,” shtoi ai, duke përmendur se vajza e tij tashmë është në vitin e saj të parë të gjimnazit.

Paul, 40 vjeç , dhe Adele, 34 vjeç, e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në shtator 2021. Kjo erdhi pasi të dy u panë krah për krah në dysheme në një ndeshje NBA në korrik të vitit atë vit.

Pak para se të lidhej me Paul, Adele finalizoi divorcin e saj nga sipërmarrësi britanik Simon Konecki në prill 2019. Të dy ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre 9-vjeçar, Angelo.

Share With:
Translate »
94 Views