Adelina Ismaili bën deklaratën me fotot familjare nga pushimet: Jeta fillon dhe mbaron me familjen
Para disa ditësh Adelina Ismaili u nis me pushime së bashku me familjen.
Ata udhëtuan drejt Greqisë për të kaluar disa ditë në det. Por deri sot Adelina nuk kishte postuar foto nga plazhi.
Ndërsa pak para minutash ajo ndau foto me ndjekësit e saj. Bien në sy linjat e saj dhe Uliksi bukurosh. Ndërkaq këngëtarja shkruan: “Pushime të paharrueshme. Jeta fillon dhe mbaron me familjen. E bekuar me dashuri!”