Adelina Ismaili kujton nënën e ndjerë: Më mungon çdo ditë e më shumë

Adelina Ismaili ka kujtuar nënën e saj të ndjerë në ditën e saj të lindjes.

Këngëtarja ka ndarë një mesazh për të përmes një postimi në Instastory, duke shprehur mallin për të.

Në mesazhin e publikuar, Adelina Ismaili shkruan: “Ty që na shikon nga lart, ty që prehesh mes engjëjve, urime ditëlindja ty mam që më mungon çdo ditë më shumë”.

Me këtë dedikim, këngëtarja ka përkujtuar nënën e saj dhe ka ndarë publikisht ndjenjat e saj për mungesën e saj në një ditë të veçantë.

Share With:
Translate »
7 Views