Adelina Tahiri shpreson vetëm një gjë për të birin: Të mos jetë gay!
Në fund të gushtit, Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushin Jon. Gjatë pritjes së ëmbël për t’u bërë nënë, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin Prive, ku sigurisht nuk mund të mos fliste për atë çka shpresonte për të birin e saj, si nënë e ardhshme.

“Do e presin fermra ishalla nuk e presin meshkuj, sepse ka ardhur një botë shumë e vështirë dhe ishalla e presin vajzat.” ka thënë Tahiri në bisedë e
sipër. Adelina është pozicionuar haptazi kundër dashurisë mes njerëzve të të njëjtit seks. Kohë më parë, në një prononcim po për emisionin Prive, Tahiri është pyetur se çfarë do të bënte po t’i thoshte fëmija se ishte homoseksual.

“Nuk e di për të mos qenë fëmija homoseksual duhet babai të mos jetë gay.” është përgjigjur Tahiri duke dhënë një argument tepër të çuditshëm.
Deklaratën e gjeni në videon e mëposhtme të Prive ku janë përmbledhur disa nga deklaratat më të pakuptimta të yjeve. anabel