Adelina Tahiri zbulon testin e shtatzanisë dhe barkun e rrumbullakosur duke na lajmëruar për bebin nr.2

Adelina Tahiri u bë nënë e një djali rreth 3 vite më parë, i cili erdhi në jetë si fryt i dashurisë disavjeçare me Serjoza Markov. Vogëlushin e pagëzuan me emrin Jon dhe tashmë ai është bërë një vogëlush shumë i ëmbël. Ajo është diskutuar shpesh për zgjerimin e familjes dhe shpesh është aluduar që këngëtarja është shtatzënë. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj dhe njëri prej tyre është bërë kurioz nëse ajo ka në plan që të bëhet nënë për herë të dytë.

“A ke menduar me e pa veten nënë për herë të dytë?”, e ka pyetur dikush këngëtaren.

Shumë shpejt”, i është përgjigjur ajo, duke treguar se në fakt e ka në planet e saj të afërta këtë gjë.

Më herët këngëtarja u bë pjesë e portaleve, pasi u përfol se është në pritje të ëmbël. Shkak u bë një fotografi e saj, në të cilën barku i saj dukej pak më i fryrë se zakonisht. Për këtë arsye ajo u detyrua të bënte një shpjegim dhe të tregonte nëse është shtatzënë apo jo. Ajo tregoi para disa muajsh se kishte bërë një test shtatzënie dhe kishte rezultuar negativ.

Ndërkohë më herët në një interviste për “Prive” ajo ka treguar se dëshiron shumë që të bëhet nënë e disa fëmijëve, sepse bashkëshorti i saj meriton të ketë shumë fëmijë.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, u shpreh Adelina.

Share With:
Translate »
414 Views