Chrissy Teigen tregon gjestin human të Meghan Markle pas humbjes së djalit, Jack

Që nga dita që janë njohur Meghan Markle dhe Chrissy Teigen ndajnë një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Për më tepër ato të dyja i lidh një eksperiencë e trishtë e ngjashme, sepse si Meghan dhe Chrissy kanë humbur nga një fëmijë. Kjo e fundit në muajin shtator humbi djalin Jack, i cili do të vinte në jetë për pak muaj. Ndërsa Meghan në verën e vitit të shkuar pësoi një abort spontan dhe nuk mundi të sillte në jetë fëmijën e dytë.

Së fundmi Chrissy ka rrëfyer se Meghan ka qenë një nga personat, që i ka dërguar mesazhin më të ngrohtë pas humbjes së djalit. Modelja ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happend Live!”, në të cilin tregoi se si është Meghan në të vërtetë. Ajo u shpreh se ish-dukesha është një njeri shumë i dashur dhe e sjellshme, ashtu siç e përshkruajnë të gjithë miqtë.

“Po ajo ka qenë shumë e sjellshme me mua që kur jemi njohur. Ajo më ka shkruar për vogëlushin Jack dhe është e mrekullueshme dhe shumë e dashur, aq e dashur sa thonë të gjithë njerëzit”, është shprehur Chrissy.

Teksa Meghan ka qenë në shënjestër të mediave dhe fansave të familjes mbretërore, Chrissy i ka dalë gjithmonë në mbrojtje. Edhe pas intervistës për Oprah Winfrey, modelja e mbështeti publikisht Meghan.

“Mendoj se ajo ka qenë shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Mendoj se vërteta e saj ka qenë e vërteta e saj që nga fillimi”, u shpreh Chrissy pas intervistës së famshme.

Share With:
Translate »
294 Views