Adoleshenca ‘e çmendur’, Aurela Gaçe: Më shanin të gjithë
Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gace është rikthyer pas në kohën e adoleshencës me disa postime në Instagram. Ndër vite, ajo tregon modën që ndiqte si dhe trendet që kanë kaluar pa i kuptuar.
Njihet si natyrë rebele që pëlqen të eksperimentojë me paraqitjen e saj, gjë të cilën e bënte që në fëmijëri.
Me anë të një fotografie, Aurela tregon si ndihej kur të gjithë e shihnin se kishte rruar kokën, pasi dukej e cuditshme.
“1998. Koha kur të gjithë më shanin në rrugë pse kisha qethur kokën, pse vishesha si doja, pse lyhesha si doja. Tani mbas 20 vjetësh? Kollaj. I bën block dikujt që të shan. Po atëherë? E kisha përballë gjithë trysninë e mendjeve të ngushta. Por edhe unë mangut s’ja kam lënë askujt. Ata bam, unë bam bam bam bam, e kuptoni vetë. Sot quhesh trendy, atëherë quheshe e çmendur”, ka shkruar ajo.
Ndërsa tani vijon të jetë ndër emrat më të komentuar në festivale të mëdha për vokalin madhështor dhe hitet që sjell vazhdimisht në muzikë.