Adoleshentët që luajnë “online” kanë rezultate më të mira në shkollë

Studiuesit e universitetit RMIT në Melburn kanë dalë në përfundimin se studentët që luajnë lojëra “online” çdo ditë kanë nota më të mira në provime si përshembull një performancë më të mirë prej 15 pikësh në matematikë dhe 17 pikësh në shkencat e tjera.

Këta studiues besojnë se lojërat i zhvillojnë adoleshentët në inteligjencën praktike dhe i ndihmojnë të vënë në punë dijet që marrin në shkolla.

“Kur luan lojëra “online” zakonisht je duke zgjidhur një “puzzle” që kërkon inteligjencë praktike për të kaluar nga një nivel në një tjetër dhe kjo ndihmon shumë në shkollë dhe u nxit konkurrencën”, – ka thënë drejtuesi i projektit, Albert Posso.

Në përfundim të këtij studimi sugjerohet që mësuesit në shkolla të mendojnë të bëjnë pjesë të klasave të tyre edhe lojërat “online”. Kështu që të dashur prindër rrini të qetë dhe mos u zini pafundësisht me të vegjëlit tuaj!

Share With:
Translate »
1256 Views