Adoleshenti vret një fëmijë në shkollë, për të shmangur takimin me prindër

Një krim i rëndë ka si viktimë një fëmijë 7 vjeç, për vrasjen e të cilit u akuzua dhe qëndroi për dy muaj në burg shoferi i autobusit.

Por ditëve të fundit kanë dalë detaje tronditëse për vrasjen e vogëlushit indian Pradyuman Thakur. Pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh policia hodhi dyshime mbi një adoleshent 16-vjeçar, i cili frekuenton të njëjtën shkollë më të voglin në New Delhi.

Policia dyshon se adoleshenti e ka kryer krimin, për të shmangur një takim me prindërit në shkollë, për shkak se kishte rezultate të ulëta.

Aktualisht i dyshuari ndodhet në një qendër për të miturit, ndërkohë shoferi të cilit iu gjet thika e përdorur për krimin, nuk është liruar ende, por ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë.

Krimki tronditës u shënua në 8 shtator dhe u krye në më pak se 5 minuta në një prej banjove të shkollës në katin e parë.

Share With:
Translate »
760 Views